Prokuroria Themelore Publike e Shkupi dha Urdhër për zbatimin e masës hetimore kundër një personi për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ndërtim pa leje.

Sipas PTHP-së, i dyshuarit, gjatë muajit qershor dhe korrik, në cilësinë e investitorit, ka ndërtuar objekt prej 330 metra katror para qendrës tregtare ‘Mavrovasja’ në Shkup, pa pasur leje për ndërtim nga organet kompetente, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Flet pronari i objektit te Mavrovasja: Personi që dëshiron objektin tim le të paraqitet për t’ia dhuruar

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me qëllim që të sigurohet prania e të dyshuarit në procedurë, prokurori publik sot deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën penale të Shkupit dorëzoi propozim për caktimin e masës së kujdesit – ndalesë për të dalë nga vendi dhe obligim që të paraqitet kohë pas kohe në Gjykatën Penale në Shkup dhe t’i merret dokumenti i udhëtimit, përkatësisht t’i ndalohet nxjerrja e dokumentit të ri”, thuhet në fund të njoftimit të prokurorisë./Telegrafi/

The post Masë për ndërtim pa leje para QT ‘Mavrovasja’ appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";