Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Galloway.

Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, në takim u diskutua për mbështetjen e deritashme e Mbretërisë së Bashkuar për pandeminë e coronavirusit në sektorë të ndryshme, për bashkëpunimin midis dy vendeve, shkëmbimin tregtar si dhe programet e shumta britanike për mbështetje në Maqedoni të Veriut dhe sundim i së drejtës.

Bashkëbiseduesit diskutuan për formimin e qeverisë së re që do të ketë fokus sfidat e pandemisë, përshtatjen e jetës së qytetarëve ndaj situatës së re dhe zbatimin e reformave të nevojshme në fushat kryesore për të vazhduar procesui i integrimit në BE, si një nga qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Galloway shtoi se bashkëpunimi në kuadër të NATO-s do të vazhdojë duke kontribuar kështu stabilitetit kolektiv dhe sigurisë globale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Pendarovski theksoi se marrëdhëniet midis dy vendeve mbeten të fuqishme, dhe më pas falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e dha për Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia.

Në takim, ambasadorja Galloway, ia dorëzoi Pendarovskit urimin e mbretëreshës Elizabete II për ditën e pavarësisë së Maqedonisë së Veirut./Telegrafi/

Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar uron presidentin Pendarovski për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";