Në një prononcim për TV21 në lidhje me situatën e krijuar me deputetët e infektuar me COVID-19, koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti tha se deputetët do të punojnë online.

“Në situatë të këtillë me qellim që mos ta komplikojmë situatën dhe mos t’i mundojmë deputetët e infektuar me virusin COVID-19, që të lëvizin nga spitali apo vendi ku ata kurohen, me qëllim për të ardhur në seancat parlamentare, ne u mundësojmë vetëm këtyre dy deputetëve në menyrë online të jenë pjesë e parlamentit dhe të ushtrojnë detyrën për të cilën janë votuar nga qytetarët”.

Sa i përket mënyrës se si më tutje do të vazhdojë puna në parlament, është i nevojshëm koncensus nga të gjitha partitë politike parlamentare.

The post Mexhiti: Deputetët e infektuar me COVID-19 do të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyre onlinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";