Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp tha se partia më e madhe e opozitës vendosi në komitetin ekzekutiv të djeshëm të mbledhë nënshkrime kundër projekt-ligjit të regjistrimit të popullsisë nëse shumica qeverisëse nuk e tërheq atë nga Kuvendi.

“Nëse kjo nuk do të ndodhë, pas abuzimit të dukshëm të flamurit evropian, OBRM-PDUKM do të mobilizohet dhe do të paraqesë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e këtij projekt-ligji që duan ta miratojnë me forcë”, tha Mickoski ./Telegrafi/

Mickoski: Do të mblidhen nënshkrime kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";