“Nga deklaratat e historianëve nga komisionet mësojmë se pala bullgare kundërshton termin maqedonas që tregon identitetin tonë, ndërsa Zoran Zaev me këmbëngulje na bind se nuk negociohet për identitetin dhe historinë”.

Këtë e ka shkruar në një postim në Facebook kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare Hristian Mickoski, pas konferencës së sotme për media të komisionit të përbashkët për çështje historike Maqedoni-Bullgari.

Sipas tij, pala bullgare ka thënë se për mbiemrin maqedonas bisedohet në nivel më të lartë.

““A nuk ishte kjo në kokën e pjesëtarëve të VMRO-së?. Mbështetje për historianët tonë të qëndrojnë në të vërtetën. Gënjeu derisa betohej në më të dashurit dhe shiti, gënjen edhe sot. Zaevi është problemi, ndërsa populli përgjigja!”, shkruan Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Mickoski: Komisioni për çështje historike me Bullgarinë e ka pranuar se negociohet për identitetin appeared first on Telegrafi.