Gjatë protestës së sontme, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i bëri thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe. Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit.

“Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disciplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të OBRM-PDUKM-së…Për secilin prej tyre sot protestoj.”

“Prandaj protestojmë nga Ministria e padrejtësisë deri tek Ministria e torturës” shtoi Mickoski, duke paralajmëruar edhe protesta të tjera siç tha, “në mbrojtje të interesave kombëtare”. /Alsat/

The post Mickoski: Pushteti të ndal terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";