Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sërish akuzoi Qeverinë për mënyrën se si e lufton pandeminë e coronavirusit.

Sipas tij, për Qeverinë e Zaevit, Franca dhe Gjermania që ndërmorën masa dhe protokolle për intensive për të luftuar COVID-19 bëjnë gabim për shkak se qeveria jonë nuk ndërmerr asgjë për të shpëtuar jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të sëmurët kronik shkojnë në punë, dhe nëse nuk i vret coronavirusit, këtu është ajri i ndotur që për 4 vite të qeverisjes së Zaevit ende nuk është i pastër ashtu siç premtonin”, tha Mickoski.

Kreu i partisë më të madhe opozitare shtoi se Qeveria nuk bën asgjë përveç se po merret vetëm me opozitën../Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Të sëmurët kronikë nëse nuk i vret COVID-19 i vret ajri i ndotur appeared first on Telegrafi.