Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se bashkërisht me deputetët e tjerë do ta bllokojë Propozim-ligjin për punë të jashtme, ku ambasadorit i lejohet të ketë edhe shtetësi tjetër, përveç asaj të Maqedonisë.

“Kjo është gabim dhe ne do të parashtrojmë 300 amendamente”, shkruan Milloshoski në ‘Facebook’.

Sipas tij, Propozim-ligji vjen për ta përshtatur ligjin për disa partnerë qeveritarë e që kanë të bëjnë me pozita ambasadorësh dhe se këtu ndryshime, janë në kundërshtim me Ligjin e informacioneve të klasifikuara që, sipas Milloshoskit, është parakusht i domosdoshëm i kandidatit.

Arsyeja e tretë është për shkak se diplomacia si dhe siguria, janë profesione ku besnikëria ndaj shtetit amë nuk duhet të jetë në pikëpyetje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Milloshoski: Me 300 amendamente do ta bllokojmë ligjin që lejon ambasadori të ketë shtetësi tjetër shkruan Telegrafi.