Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se laboratorët shtetërorë disponojnë mjaftueshëm teste për coronavirusi dhe punojnë me kapacitete  të shtuara.

“Në statistikën e djeshme, nga gjithsej 3.294 testime, laboratorët shtetërorë bënë gati 1.800 testime, prej të cilëve 1.310 janë në  laboratorin e Institutit për Shëndet Publik”, sqarojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ata shtojnë se në fillim të kësaj jave në ISHP edhe një repart filloi me punën laboratorike dhe me këtë u përshpejtua procedura për  marrjen e strishove për coronavirus dhe u rrit numri i testimeve në ditë.

“Vala e vjeshtës i mbush laboratorët, por edhe kapacitetet e spitaleve. Minsitria e Shëndetësisë ju bën thirrje për respektim të masave dhe protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Shëndetësisë: Laboratorët punojnë me kapacitete të shtuara dhe me numër të mjaftueshëm të testeve appeared first on Telegrafi.