Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje shkollave në Maqedoni dhe nxënësve që t’i respektojnë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe vendimin qeveritar për mbajtjen e mësimit.

“Rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse që kanë të bëjnë me fillimin e procesit arsimor për këtë vit shkollor bazohen te gjendja epidemiologjike dhe vlerësimeve për përkeqësim të mundshëm të gjendjes me fillimin e vjeshtës”, thuhet në njoftimin e MSH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Maqedoni, analizohet numri rekord i rasteve të reja me COVID-19, ende nuk ka masa kufizuese

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas ministrisë, paralajmërimet për bojkotim të mësimit dhe mosrespektim të protokolleve rëndësojnë procesin me menaxhimin me coronavirusin.

“Të gjitha vendimet që i miraton komisioni janë në interes të mbrojtje së shëndetit të nxënësve, arsimtarëve dhe prindërve. Respektimi i masave dhe protokolleve në të gjitha sferat, duke përfshirë edhe arsimit, mund të kontribuojë që epidemia të stabilizohet. Gjendja stabile epidemiologjike d të mundësojë që të rritet numri i fëmijëve që do të ndjekin mësimin me prani fizike”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ministria e Shëndetësisë: Nxënësit t’i ndjekin protokollet, gjendja epidemiologjike në Maqedoni është serioze appeared first on Telegrafi.