Me rastin e festës së “Bogorodicës”, kur një numër i shtuar i besimtarëve pritet të vizitojnë tempujt fetarë, Ministria e Shëndetësisë apelon që të respektohen masat parandaluese dhe rekomandimet për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse (maskë ose shall), mbajtjen e distancës prej të paktën një e gjysmë deri në dy metra, larja dhe dezinfektimi i shpeshtë i duarve, si dhe shmangia e grupeve më të mëdha.

Me rastin e festës, Shërbimi Urgjencës Mjekësore ka angazhuar nëntë ekipe mjekësore për zonën e qytetit të Shkupit, ndërsa në zonën e kishës “Bogorodica” do të ketë ambulancë me një ekip të plotë mjekësor, në periudhën prej orës 07:00 deri në orën 16:00.

Në kushtet kur Shërbimi i Urgjencës Mjekësore regjistron nga 80 në 100 ndërhyrje në ditë, dhe një rritje vërehet në numrin e transporteve, të cilat janë deri në 30 gjatë ditës, dhe ky shërbim apelon për respektim të rreptë të masave parandaluese si mënyra e vetme për t’i dhënë fund përhapjes së virusit./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë u bënë thirrje qytetarëve që gjatë festës fetare të respektojnë masat kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";