Ministria e Shëndetësisë njoftoi se të gjitha vaksinat që përdoren nga spitalet në vend janë nga prodhues me renome nga vendet e Bashkimit Evropian (Franca, Belgjika dhe Bullgaria), të licencuara nga OBSH dhe i përmbushin të gjitha standardet e nevojshme.

Nga ministria theksojnë se imunizimi i vazhdueshëm krijon imunitet kolektiv, ndërsa mosvaksinimi sjell rreziqe serioze nga shfaqja e epidemisë e cila mund të ketë pasoja fatale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vetëm më imunizim të vazhdueshëm mund ta mbrojmë shëndetësinë publike”, thuhet në njoftimin e MSH-së duke theksuar se gjatë vitit 2019 janë vendosur dy vaksina të reja.

Vitin e kaluar, shtojnë nga MSH, vendi në mënyrë të suksesshme ka menaxhuar me epideminë e fruthit, ndërsa përfshirja me MRP vaksinën ka qenë 98%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga fillimi i shfaqjes së epidemisë, janë vaksinuar 49.332 persona dhe me këtë u përmbush edhe rekomandimi i OBSH-së”, thuhet në njoftimin e MSH-së./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë: Vaksinat që përdoren në Maqedoni janë nga prodhues të licencuar nga OBSH shkruan Telegrafi.