Qëndrimi i LSDM-së që unë jam një rrezik për perspektivën evropiane është si ai i Hitlerit për hebrenjtë, thotë Rashela Mizrahi nga OBRM-PUKM.

Ajo reagoi në rrjetet sociale pasi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, tha sot se me zgjedhjen e Mizrahit në Komitetin Ekzekutiv, Mickoski konfirmoi matricën anti-evropiane të OBRM-PDUKM-së.

“Mickoski zgjodhi saktësisht Rashela Mizrahi për ta mbrojtur para të vetëve, para anëtarëve të OBRM-PDUKM-së, e njëjti që si ministre në qeverinë teknike, zbatoi politikat shkatërruese të Mickoskit, duke shkelur kështu Kushtetutën dhe duke rrezikuar procesin e integrimit të vendit në BE”, tha zëdhënësja e LSDM-së.

Nga ana tjetër, Mizrahi thotë se këto janë deklarata të turpshme nga LSDM-ja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mizrahi: Qëndrimi i LSDM-së që unë jam rrezik për perspektivën evropiane është si ai i Hitlerit appeared first on Telegrafi.