Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Nikolla Panovski për Telma tha se është më mirë të mbyllen plazhet, për shkak se mbajtja e maskave nuk respektohet.

“Momentalisht jam në plazh në Ohër. Ka 600-700 njerëz. Maska mbajnë vetëm kamerierët dhe personeli. Ka 2-3 që e mbajnë nën mjekrën. Askush tjetër nuk mban maska”, thotë Panovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij protokollet duhet të ndryshohen për shkak se rregullat që miratohen, si ajo e mbajtjes së maskës në plazh duhet të jenë të logjikshme.

“Më mirë t’i mbyllin plazhet se sa të thonë se njerëzit duhet të rrinë në plazh me maskë 3-4 orë në 40 gradë celsius. Kjo është mundim. Askush me mendje të shëndoshë s’do ta bënte një gjë të tillë, të mbajë maskë në plazh”, tha profesori Panovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thotë se virusi shumë vështirë është që të përhapet në hapësira të hapura, posaçërisht nëse mbahet largësia trupore. Ai thotë se duhet kontakt i afërt që do të zgjasë më gjatë për t’u bartur virusi në të hapur./Telegrafi/

Mjeku Panovski: Po rri në plazh në Ohër, përveç kamerierëve , askush nuk mban maskë shkruan Telegrafi.