Ministria për Punë të Brendshme njofton qytetarët e kryeqendrës së gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme do të mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta edhe gjatë ditëve të fundjavës.

“Gjatë periudhës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (15.07.2020), Ministria për Punë të Brendshme, do tu mundësoj qytetarëve që në ndërtesën e RTVM-së dhe në BEKO të mund të pajisen me dokumente identifikimi, pasaporta dhe letërnjoftime”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sipas MPB-së përskaj orarit të zakonshëm gjatë javës prej 0ra 07:30 -20:00, qytetarët tani edhe gjatë vikendit prej ora 08:00-16:30 do të mund të pajisen me letërnjoftime dhe pasaporta.

Kjo periudhë përfshinë edhe fundjavat: 27-28 qershor, 2-5 korrik si dhe 11-12 korrik./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPB: Letërnjoftime dhe pasaporta në Shkup edhe gjatë fundjavës shkruan Telegrafi.