Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (16 dhjetor) ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsej 160 gjoba, prej të cilave 17 për vozitje pa leje, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim të rrugës nën dritën e kuqe të semafirot, 7 për motoçikleta.

“Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Apelojmë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion, në mënyrë që të rritet siguria”, thonë nga MPB./Telegrafi/

The post MPB vazhdon me kontrollet e përforcuara, 160 gjoba për shoferët në Çair të Shkupit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";