Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut konfirmoi vdekjen e diplomates nga vendi me mision në OKB, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj në New York.

“Nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në OKB në New York, mbërriti lajm i trishtueshëm që na tronditi të gjithëve, për jetën e humbur tragjikisht të një anëtare të misionit tonë, një diplomate me karrierë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Me këtë rast, ne dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të dashurit, dhe në emër të të gjithë kolegëve nga Ministria e Punëve të Jashtme që humbën një mike të ngushtë dhe një përfaqësuese prej kohësh të vlefshëm dhe të përkushtuar të diplomacisë”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajmi në Shtetet e Bashkuara u raportua së pari nga “Fox News”, dhe sipas televizionit, bëhet fjalë për vetëvrasjen e një diplomate.

Policia gjeti diplomaten M.V. (39) nga Shkupi me një rrip rreth qafës dhe dy shishe bosh antidepresivë. Nuk kishte shenja dhune, thanë nga policia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një diplomate e Maqedonisë ka bërë vetëvrasje në OKB

The post MPJ konfirmon vdekjen e diplomates së Maqedonisë në OKB appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";