Deri më tani nuk është marrë asnjë informacion për qytetarë të prekur të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Liban, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ).

“Lidhur me shpërthimin e djeshëm në Bejrut, i cili mori më shumë se 100 jetë njerëzish dhe shkatërroi pjesë të qytetit, Ministria e Punëve të Jashtme informon se deri më tani nuk është marrë asnjë informacion në lidhje me qytetarë të prekur të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson MPJ-ja.

Ministria përmes kanaleve diplomatike po i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të marrë informacionet e duhura në lidhje me qytetarët tanë që mund të preken nga fatkeqësia e djeshme në Liban.

“Deri më tani, asnjë qytetar i Maqedonisë së Veriut që mund të ndodhej në Liban nuk ka bërë kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për ndihmë të kërkuar. Për ata që janë atje, ndërsa në rast nevoje për informacion ose ndihmë, thirrni menjëherë shërbimin e detyrës në Ministrinë e Punëve të Jashtme: +389 75 273 732 ose telefonat e tjerë Global SOS në misionet e mëposhtme diplomatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut: Ankara +90 539 456 97 10, Stamboll +90 545 614 97 77, Doha +974 665 979 44, Kairo +201002898673, Abu Dhabi +971 564 417 552. Përmendim që këta numra janë gjithashtu në dispozicion në aplikacionet “Viber” dhe “WhatsApp””, theksohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MPJ: Për momentin nuk ka shtetas të Maqedonisë të prekur nga shpërthimi në Bejrut shkruan Telegrafi.