Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot, në sistemin e “Termini Im”, është në funksionim algoritmi i ri për shërimin e pacientëve me Covid-19. Algoritmi i ri vlen për pacientët në shtëpi, por nuk përfshin pacientët e shtruar në spital. Si ditë e parë merret dita kur konfirmohet testit pozitiv.

Për dallim nga algoritmi i mëparshëm, ku pas 14 ditësh duhej të bëheshin 2 teste radhazi negative në 24-48 orë, sipas hulumtimeve botërore, tani një pacient, nëse është asimptomatik në një periudhë prej 10 ditësh, do të konsiderohet i shëruar në ditën e 11.

Nëse një pacient ka simptoma gjatë sëmundjes – ai do të konsiderohet i shëruar pas një minimum prej 20 ditësh, gjegjësisht ditën e 21-të, vetëm nëse ai nuk ka pasur simptoma të sëmundjes për 3 ditët e fundit radhazi.

Procesi i rimëkëmbjes tani është plotësisht i lidhur me raportet ditore të plotësuara nga mjekët amë për pacientët e tyre pozitivë dhe regjistrin për pacientët pozitiv me Covid-19./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

MSH: Nga sot funksionon algoritmi i ri për shërimin e pacientëve me COVID-19 shkruan Telegrafi.