Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot së bashku me Ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani morën pjesë në ngjarjen me rastin e marrjes së respiratorëve – një donacion i NATO-s për ballafaqim me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për 60 respirator donacion nga Fondi i Mirëbesimit i NATO-s me vlerë 1.4 milion euro, i cili mbërriti sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Ky donacion është për ballafaqim me pasojat e Covid-19.

Në deklaratën për mediat, Ministri Filipçe theksoi se simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti. Ai tha se të gjitha vendet i kanë treguar njëri-tjetrit se çfarë do të thotë të ndihmosh, të ndash përvojat, njohuritë, por gjithashtu tregoi vlerën e vërtetë të aleancave në të cilat tani jemi një anëtar i barabartë.

“Më lejoni të shpreh mirënjohjen time për aleancën e NATO-s, veçanërisht Shtetet e Bashkuara, të cilat që nga fillimi i krizës kanë dhuruar pajisje mbrojtëse dhe mjekësore pa të cilat do të ishte vërtet e vështirë për ne të menaxhonim këtë sfidë të madhe shëndetësore, këtë krizë të madhe shëndetësore. Konkretisht, bëhet fjalë për një dhurim i respiratorëve që përdoren në ambulancat për të transportuar pacientë nga një spital në tjetrin, diçka që do të forcojë ndjeshëm sistemin tonë shëndetësor në këtë segment”, tha Filipçe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fillim të epidemisë, shëndeti publik kishte në dispozicion 120 respirator. Prej tyre, 90 ishin në qytetin e Shkupit, ndërsa 30 të tjerët në objektet e shëndetit publik në të gjithë vendin.

Si donacion në periudhën e kaluar kanë arritur respiratorët nga BE (20), nga katër kompani të Maqedonisë (85 respiratorë jo-invazivë), Norvegjia (20) respiratorë të lëvizshme, një donacion privat nga Republika e Bullgarisë (3) UNICEF (10), Republika e Gjermanisë (8)./Telegrafi/

NATO jep donacion 60 respiratorë, Filipçe: Simbol i kësaj krize është solidariteti shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";