Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Republika e Maqedonisë së Veriut merr dozat e para të vaksinës Pfizer në muajin shkurt. Një marrëveshje e drejtpërdrejtë u arrit me kompaninë këtë pasdite, ndërsa sasia do të dihet në javët në vijim.

Dozat e ardhshme të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në mars dhe prill”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje thonë se Ministria e Shëndetësisë vazhdon bisedimet për sigurimin e vaksinave përmes negociatave me vendet anëtare të BE-së si dhe përmes mekanizmit Covax, nga ku pritet orari dhe data për shpërndarjen e sasive të para. Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët dhe hapi i parë drejt një fitore përfundimtare mbi pandeminë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministria informon se frigoriferët për ruajtjen e këtyre vaksinave priten në janar dhe kështu sistemi shëndetësor i Maqedonisë do të jetë plotësisht i përgatitur për vaksinim./Telegrafi/

Në muajin shkurt do të arrijnë vaksinat Pfizer në Maqedoni shkruan Telegrafi.