Në 24 orët e kaluara, 40 pacientë të rinj u shtruan në spital në qendrat kovide në Shkup, ndërsa 32 janë shëruar.

Kështu, numri aktual i pacientëve në spitale është 495, ndërsa numri i shtretërve të lirë spitalor deri në këtë mëngjes ishte rreth 20, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Ata kryesisht janë të shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive – 146, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” – 110. Në Spitalin e Fëmijëve në Kozle, ka 38 pacientë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në klinikat interne situata është si vijon: 53 pacientë në Institutin TBC, 30 në Klinikën e Neurologjisë, 28 në Klinikën e Dermatologjisë dhe ORL, 24 në Klinikën Gastroenterohepatologjike, 21 në Klinikën e Nefrologjisë dhe 17 në Klinikën e Syve./Telegrafi/

Në qendrat kovide në Shkup janë shtruar 40 pacientë të rinj me coronavirus shkruan Telegrafi.