Në Shtip do të ndërtohet spital i montuar me kapacitet prej 50 shtretërve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qyteti i Shtipit po përgatitet që të ndërtojë spital me kapacitet prej 50 shtretërve, për valën e re eventuale me coronavirus në vjeshtë, tha drejtori i spitalit të Shtipit, Alen Georgiev.

“Objektet e montuara do të jenë me kapacitet prej 50 shtretër. Ajo është hapësirë e zbrazët tek objekti i Njësisë së Fëmijëve, e cila do të izolohet nga një mini spital i montuar. Duhet të ndërmarrim kështu masa që tani, për shkak të paralajmërimeve se në shtator do të ketë valë të re me COVID-19”, tha Georgiev.

Për momentin në njësinë Infektive janë shtruar 55 pacientë nga më shumë qytete nga Maqedonia lindore./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Shtip ndërtohet spital i montuar me 50 shtretër shkruan Telegrafi.