Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pret që nga viti i ardhshëm të fillojë dhënia e pasaportave me emrin e ri kushtetues.

“Komiteti drejtues në MPB vazhdimisht punon në zbatimin e projektit dhe pres që shumë shpejt të kemi datë përfundimtare prej kur do të dalin pasaportat e reja”, tha Spasovski.

Spasovski shpreson se gjatë vitit 2021 do të fillojë zbatimi i këtij projekti dhe se deri atëherë vlejnë dokumentet me emrin e vjetër kushtetues, respektivisht me emrin Republika e Maqedonisë.

Ndryshe, si pasojë e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Maqedonia ndryshoi emrin e saj në Maqedonia e Veriut dhe me këtë i hapi dyrt për anëtarësim në NATO dhe BE./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga viti i ardhshëm dalin pasaportat dhe letërnjoftimet me emrin e ri kushtetues shkruan Telegrafi.