Me ftesë të homologut të tij, Ministrit Ivica Daçiq, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov nesër do të bëjë një vizitë pune në Republikën e Serbisë.

Sipas Ministrisë së Jashtme, kjo është vizita e parë e punës së Ministrit të Jashtëm jashtë vendit që nga fillimi i pandemisë, si një shenjë e zhvillimit të mëtejshëm të dialogut miqësor dhe bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje.

Në takim, ministrat pritet të shkëmbejnë mendime mbi situatën aktuale në marrëdhëniet e gjithanshme bilaterale dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks në thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në të njëjtën kohë, do të shkëmbehen mendime dhe përvoja në lidhje me ballafaqimin e pandemisë aktuale të të dyja vendeve, si dhe hapat e tyre të ardhshëm për të qetësuar masat kufizuese në regjimin e lëvizjes së ndërsjellë, brenda tendencave të përgjithshme të ngjashme në rajon dhe Evropë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nikolla Dimitrov nesër në takim me Ivica Daçiq shkruan Telegrafi.