Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë, Xhamail Saiti sot i promovoi protokollet e Gjykatës Penale dhe Civile në Shkup.

Siç potencoi ai, në Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte që gjykimet të zbatohen online për shkak të mungesës së pajisjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në radhë të parë pengesë janë ligjet, posaçërisht procedura penale dhe është e domosdoshme përshtatja e tyre. Mendoj se edhe gjykatat nuk kanë pajisje teknike për të zbatuar gjykime duke përdorur internet teknologjinë”, theksoi Saiti.

Ndrysje, ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq më herët deklaroi se duhet të ketë gjykime online për shkak të pandemisë dhe nëse këtë mund ta bëjë sistemi arsimor, të njëjtën mund ta bëjë edhe gjyqësia./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Nuk ka kushte për gjykime online në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.