Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM-ja ka dalë me qëndrim sa i përket idesë së Ali Ahmetit për postin e kryeministrit.

Nga kjo parti pohojnë se tanimë është sjellë vendim që kandidat për mandatar nga kjo parti të jetë Hristijan Mickoski.

Sipas tyre, është e qartë se në këto zgjedhje kandidat për mandatar do të ketë edhe nga radhët e LSDM-së edhe nga BDI, por fjalën e fundit e kanë qytetarët përmes votës së tyre në zgjedhje.

Megjithatë nga partia e Mickoskit vlerësojnë se për momentin më e rëndësishme është që opinioni të fokusohet në problemin më të madh, numri rekord i të infektuarve nga Kovid-19. Prioritet më i madh është dhe mbetet shëndeti i qytetarëve./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Fjalën e fundit për postin e kryeministrit e kanë votuesit shkruan Telegrafi.