Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “menaxhmeti i keq në arkën shtetërore do të rezultojë me një miliardë borxh vetëm për këtë vit”.

“Zaev dhe Nina Angellovska për të pestën herë e ndryshojnë qëndrimin për ekonominë e Maqedonisë. Në fund do të pranojnë se po ballafaqohemi me katastrofë”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, LSDM nuk udhëhiqej sipas interesit të populli, por është udhëhequr sipas përllogaritjeve partiake.

“Partia që premtonte 5-7% rritje të BVP-së, tani parasheh debakël të ekonomisë”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zaev dhe partia e tij duhet të ikin./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM kritikon LSDM-në për ekonominë në vend shkruan Telegrafi.