Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish e ka akuzuar pushtetin për menaxhimin me pandeminë.

Nga kjo parti thonë se Maqedonia me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen shkon drejt skendarit të Lombadrisë.

“Në ditën e fundit janë regjistruar 862 të infektuar të rinj dhe 14 të vdekur, ndërsa numri i rasteve aktive është rritur në rreth 8500. Pohimet se janë të përgatitur për valën e vjeshtës, ndërsa janë mbushur kapacitetet spitalore, thuajse gjithë sistemi shëndetësor është në kaos, për shkak të keqmenaxhimit me gjendjen”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se me numra të tillë Maqedonia është vazhdimisht në statistikat e zeza, ndërsa autoritetet shëndetësore nuk ndjejnë përgjegjësi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Maqedonia me Zaevin dhe Filipçen shkon drejt skenarit të Lombardisë appeared first on Telegrafi.