Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish kryeministrin Zoran Zaev për menaxhimin e çështjes me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se Zoran Zaevi është njeriu nga i cili Maqedonia turpërohet.

“Politika e tij e përkuljes dhe të bërjes pazare me interesat kombëtare ka dështuar. I vetmuar dhe i frikësuar, sepse e ka të qartë se edhe bashkëpartiakët e tij dhe të gjithë qytetarët e kanë lexuar politikën e tij shkatërruese dhe gjithnjë e më shumë po e kundërshtojnë”.

“Askush në Maqedoni nuk do ta lejojë Zaevin, për interesat e tij personale dhe ruajtjen e kolltukut të bëjë pazare ne identitetin, gjuhën dhe popullin maqedonas, me historinë. Ai e shkeli dinjitetin e maqedonasve edhe atë jo vetëm të atyre të sot janë gjallë, por edhe të mijëra të cilët e dhanë jetën për Maqedoninë. Me çfarë të drejte e mohon luftën maqedonase në periudhën e Ilindenit?”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post OBRM-PDUKM: Maqedonia turpërohet nga Zaevi appeared first on Telegrafi.