OBRM-PDUKM parashikon afat të shkurtër për qeverinë e re të LSDM-së dhe BDI-së, e cila nuk është zgjedhur akoma. Sipas deklaratës që partia opozitare jep sot në mëngjes, vetëm dështime dhe zhgënjime mund të priten nga kabineti i ardhshëm i Zoran Zaevit.

Edhe pse Zaev nuk është rikthyer ende në postin e Kryeministrit, pasi qeveria teknike u zgjodh në janar të këtij viti, nga OBRM-PDUKM theksojnë se “në një kohë krize ekonomike dhe shëndetësore, qeveria e Zaev siguron më shumë të ardhura për kompanitë private në kurrizin e qytetarëve”.

“Zoran Zaev dhe LSDM kujdesen vetëm për bizneset e tyre. Dëshmi për këtë është numri i vazhdueshëm tre-shifror i infektuar me Covid-19. Maqedonia, për shkak të neglizhencës së Qeverisë së LSDM-së, është vendi me numrin rekord të të infekjtuarve dhe vdekjeve nga coronavirusi”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

OBRM-PDUKM: Qeveria e Zoran Zaevit do të jetë afatshkurtër shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";