Partia më e madhe opozitare maqedonase sot do të protestojë në Shkup dhe në qytetet tjera.

Nga kjo parti thonë se sot nga ora 15:00 deri në ora 16:30 do të bllokohen udhëkryqet para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa në ora 18:00 do të mbahen protestat në 15 qytete në Maqedoni.

“Vazhdojmë bashkë me popullin në luftën për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit të shtetit dhe popullit maqedonas. Nuk do të lejojmë nënçmime dhe shitjen e interesave kombëtare dhe shtetërore, dhe pikërisht për këtë, bashkërisht sa më masivisht duhet t’i çojmë mesazh Zaevit dhe LSDM-së të shkojnë sa më shpejt për shkak se Maqedonisë i sollën vetëm humbje dhe dështime”, thonë nga kjo parti.

Edhe gjatë ditës së djeshme OBRM-PDUKM protestoi në Shkup dhe në disa qytete tjera, ndërsa në kryqytet i pranishëm ishte dhe kreu i saj, Hristijan Mickoski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM sot proteston në 15 qytete të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.