Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sërish do të protestojë për ta shprehur revoltën kundër, siç thonë ata, politikave të gabuara të Qeverisë e cila udhëhiqet nga Zaev dhe LSDM.

“Bashkërisht me qtyetarët sot sërish do t’i themi kuislingut Zaev mjaft me shitjen dhe nënçmimin e qytetarëve. OBRM-PDUKM e paralajmëron popullin maqedonas, qytetarët e Maqedonisë që t’i ndjek ngjarjet se çfarë po përgatitit dhe çfarë negociohet”, thonë nga kjo parti.

Nga kjo parti thonë se sot në ora 17:00 deri në ora 18:00 do të vazhdojë bllokimi në Qeveri, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Ministrinë e Drejtësisë.

“Le të bashkohemi kundër të keqes së quajtur Zoran Zaev. Të mos heshtim. Kërkojmë dorëheqjen e Zaevit, liri për popullin”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM sot proteston para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë appeared first on Telegrafi.