Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar sërish pushtetin për keqmenaxhim të situatës me pandeminë.

Nga kjo parti thonë masat dhe politikat e qeverisë kanë pësuar debakël. Sipas tyre, masa e fundit që dështoi është “Fundjava pa TVSH”.

“Në vend të kthimit të TVSH-së prej 17 milionë eurove që e premtuan, do të realizohet vetëm 1 milionë euro. Kjo tregon se masa nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe e menduar, por njëkohësisht tregon se populli nuk ka mjaftueshëm para, për shkak të rënies drastike të standardit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se “Maqedonia është pika e zezë, duke mbajtur rekord për numrin e vdekjeve nga coronavirusi, ndërsa situata ka dalë nga kontrolli”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Të gjitha masat e Qeverisë janë dështim shkruan Telegrafi.