Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase opozitare thuhet “Zaev është njeriu që bisedonte se okupimi fashit ka qenë administratë”.

“Zaev është njeriu i cili tha se jemi popull i njëjtë me fqinjët. Zaev lejoi për çdo ditë nënçmime të qytetarëve maqedonas me deklaratat e turpshme te fqinjët, pa thënë asnjë fjalë. Zaev është nënshkruesi i marrëveshjes që krijoi problem të ri dhe mundësoi veton e padrejtë ndaj Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre, Zaev po aktron rolin e patriotit dhe kjo duket keq.

“Patrioti i rremë dhjetëra herë e gënjeu qytetarët maqedonas se ka marrë datë për nisjen e bisedimeve”, thuhet në njoftimin e OBMR-PDUKM-së duke shtuar se Zaev është fajtor për ekonominë, humbjen e të ardhmes evropiane dhe humbjen e njerëzve nga coronavirusi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OBRM-PDUKM: Zaev është nënshkrues i marrëveshjes që mundësoi veto për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.