Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se nuk e tregon qëndrimin e tij për Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase.

Nga kjo parti thonë se Zaevi përgatit Deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë.

“Tani e shohim se Zaev i ka mashtruar qytetarët. Marrëveshja që e ka nënshkruar as nuk është finale, as nuk e garanton të ardhmen evropiane të shtetit. Zaev të gjithë mandatin e tij e ka kaluar duke nënshkruar marrëveshje”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se Zaevi duhet ta dijë se nuk e “shesin” Goce Dellçevin dhe gjuhën maqedonase./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

OBRM-PDUKM: Zaev përgatit Deklaratë për marrëveshjen me Bullgarinë shkruan Telegrafi.