Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka ngritur propozim- akuzë kundër vëllezërve Nefi dhe Ibro Useini për veprën penale- “Dhunë”.

Sipas Prokurorisë, vëllezërit Useini më 18 gusht, me marrëveshje paraprake, kanë kryer dhunë të rëndë ndaj një personit, ku te mysafirët e pranishëm dhe punonjësit në hotel kanë shkaktuar ndjenjë pasigurie dhe frikë.

Prokuroria Themelore Publike, gjithashtu pranë Gjykatës Themelore të Ohrit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për biznesmenin dhe këshilltarin e BDI-së në Ohër dhe vëllain e tij për shkak të rrezikut për arratisje.

Masa e parë e paraburgimit prej 8 ditëve skadon nesër. Hapi i Prokurorisë vjen pasi gjykata e Ohrit ka pranuar kërkesën e vëllezërve Useini të mbrohen në liri me kaucion prej 15.000 euro për të dytë, por gjykata e Apelit në Manastir e ktheu vendimin në rishqyrtim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ohër, Prokuroria parashtron aktakuzë për dhunë ndaj vllezërve Useini shkruan Telegrafi.