Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kishte fjalim dhe sesion për pyetje dhe përgjigje me eurodeputetët – anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian- AFET, informojnë nga MPJ.

Nga atje thonë se Osmani para anëtarëve të Komisionit dha pasqyrë të detajuar për rrjedhën e zbatimit të reformave kyçe në vend, si dhe në përkushtimin tonë në ndërtimin e urave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, me qëllim mundësimin e perspektivës së dukshme dhe të arritshme evropiane:

“Nëse definicioni evropian për progres i një vendi është: të ketë sukses për të rilindur frymën e aspiratave dhe hapjes, në vazhdimësi të ndërmerr hapa për konsolidimin e demokracisë së saj, t’i kultivojë dhe avancojë raportet ndëretnike, të kthejë sundimin e së drejtës dhe besimin institucional, të rritë transparencën e proceseve të sjelljes së vendimeve, të ketë sukses në vendosjen e kontrollit përkatës dhe baraspeshës mbi pushtetin ekzekutiv dhe të bëhet faktor i stabilitetit në rajon përmes kapërcimit të çështjeve të hapura bilaterale, atëherë Maqedonia e Veriut, në pajtim me të gjitha kriteret, padyshim meriton mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, pas vendimit të Këshillit në mars të vitit 2020 për fillim të negociatave për aderim, vendim i sjellë pa kushte shtesë për vendin tonë”, theksoi Osmani.

Paraqitja e shefit të diplomacisë para njerëzve të parë të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe diskutimi i gjatë me eurodeputetët, ishte në funksion të kërkimit mbështetje dhe inkurajim për Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë trendi pozitiv i ndryshimeve, me qëllim të vizionit të qartë dhe të pastër për vendin, të fillojë negociatat për anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë si politikan nuk besoj në konflikte të ngrira, vetëm në zgjidhje të ngrira! Kemi nevojë për recetë për sukses, e jo për katastrofë. Qëllimi i bisedimeve me Bullgarinë fqinje është që të kthehet besimi tek procesi, të tejkalohen sfidat të cilat dalin nga interpretimet e ndryshme dhe të gjenden pika të afrimit dhe shënimin e përbashkët të ngjarjeve historike dhe personaliteteve. Respekti i ndërsjellë dhe mirëkuptimi duhet të jenë bazë e çdo miqësie të vërtetë. Kështu e shohë këtë problem, kështu edhe do ta kalojmë, me diplomaci dhe dialog”, tha Osmani.

Ministri para deputetëve prezantoi edhe arritjet e vendit në reforma gjatë periudhës së kaluar, duke shfrytëzuar mundësinë për të njoftuar për rinovimin dhe përforcimin e fokusit në ofrimin e rezultateve nga fusha e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit në 100 ditët e para të qeverisjes së Qeverisë së re.

Në takimin e Komisionit u prezantua edhe drafti fillestar nga Rezoluta e Parlamentit Evropian për progresin e vendit, e përgatitur nga raportuesi, eurodeputeti, Ilhan Kyuchyuk, ku përshëndetet progresi bindës dhe i vazhdueshëm i Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues./Telegrafi/

Osmani: Nuk besoj në konflikte të ngrira, vetëm në zgjidhje të ngrira shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";