Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, dhe Negociatori Kryesor me Bashkimin Evropian, Bujar Osmani, sot mbajti takim me Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Euroambasadorin Samuel Zhbogar.

Në takim u diskutua rrjedha e zgjedhjeve dhe atmosfera pas zgjedhore në drejtim të stabilitetit politik në vend, në prag të fillimit të negociatave.

“Në rrethana të ndërlikuara dhe nën presionin e sfidave të pandemisë kishim zgjedhje fer, të lira dhe kompetitive në të cilat qytetarët treguan pjekurinë politike, duke e konfirmuar perspektivën evropiane të vendit” theksoi Osmani, duke shprehur shpresë se perspektiva evropiane do të konfirmohet edhe në periudhën pas zgjedhore në krijimin e shumicës së re politike.

“Vendit i nevojitet Qeveri stabile dhe funksionale, me perspektivë evropiane, e cila në mënyrë adekuate do të mund të përgatitet dhe ti fillojë negociatat e ardhshme me Bashkimin Evropian, si dhe të jetë garancë për stabilitetin rajonal në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme rajonale”, theksoi Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zëvendëskryeministri shprehu kënaqësi nga konsensusi i arritur në Bashkimin Evropian për kornizën financiare shumëvjeçare, duke e përshëndetur edhe rritjen e mjeteve të parapara për vendet e Ballkanit Perëndimor për 10%. Kjo, siç theksoi Osmani, vetëm e konfirmon konstatimin se Ballkani Perëndimor më shumë po integrohet dhe më shumë bëhet çështje e brendshme e Unionit.

Osmani: Vendit i duhet Qeveri stabile dhe funksionale me perspektivë evropiane shkruan Telegrafi.