Për shkak të pandemisë së coronavirusit, në mënyrë drastike është ulur numri i kurorëzimeve gjatë vitit 2020.

Sipas autoriteteve të vendit, për 70 për qind ka rënë numri i kurorëzimeve dhe se tani kurorëzimet bëhen me protokoll ku maksimalisht duhet të ketë vetëm 5 persona me maska dhe doreza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të coronavirusit, numri i kurorëzimeve në mënyrë drastike është ulur. Sivjet ai numër është për 70 për qind më i vogël. Tani kurorëzimet bëhen me protokoll ku duhet të jenë të pranishëm vetëm 5 persona me maska dhe doreza. Mund të kurorëzohen edhe jashtë hapësirave zyrtare, në hapësira të hapura ku maksimumi i personave është 50, me largësi trupore, maska dhe doreza”, thonë nga Drejtoria e Librave Amë.

Këtë vit para pandemisë në janar ka pasur 1.046 kurorëzime, në shkurt 9212 dhe në mars 507, ndërsa ceremonitë janë të ndaluara për shkak të coronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ka pasur disa raste kur bashkëshortët e rinj kanë përfunduar në stacion policor për shkak se në kushte të pandemisë kanë bërë festë./Telegrafi/

The post Pandemia ndikoi te kurorëzimet në Maqedoni, bie numri për 70 për qind appeared first on Telegrafi.