Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, me ftesë të kreut të Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopata e Ohrit, z. z. Stefani mori pjesë në pritjen, që organizohet rregullisht me rastin e festave të Krishtlindjes dhe kremtimit të emrit të tij – festa e Shën Martirit të parë Shën Stefani.

Në pritjen e Krishtlindjes, kumtuan nga kabineti i Xhaferit, mori pjesë kreu shtetëror, respektivisht Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Pritja u zhvillua me respektimin e rreptë të protokolleve për mbrojtje nga KOVID-19 dhe për këtë arsye ishte pa prezencën e mediumeve. Në pritje, Xhaferi, si edhe të ftuarit e tjerë, bashkë me urimet e drejtuara për shëndetin personal të z.z. Stefanit dhe kryerjes edhe gjatë të detyrës së shenjtë të Kreut të bashkësisë ortodokse në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bashkë uruan që në vitin e ri 2021, të ketë shëndet më të mirë për qytetarët, përparim personal dhe kolektiv, paqe, mirëqenie dhe tejkalim të suksesshëm të pengesave që shfaqen në rrugën e eurointegrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesë.

Pendarovski, Zaev dhe Xhaferi në pritjen e kreut të KOM-KO z. Stefani shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";