Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy aksidente në rrugën Ohër-Kërçovë, prej ku janë lënduar gjithsej pesë persona.

Në hyrje të Ohrit është rrokullisur një kamion, shoferi i të cilit është shtrirë në spitalin e Ohrit pas lëndimeve të marra. Kamioni është në pronësi të kompanisë që po zhvillon punimet për ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër.

Në një aksident tjetër mes dy makinave në rrugën afër fshatit Pesoqan janë lënduar katër persona, të cilët janë transportuar në Spitalin e Ohrit për ndihmë mjekësore.

Për momentin nuk ka detaje për arsyet e aksidenteve dhe se çfarë lëndime kanë marrë personat. MPB njofton se gjatë ditës do të jep informacione shtesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pesë të lënduar në dy aksidente në rrugën Ohër-Kërçovë, rrokulliset një kamion shkruan Telegrafi.