Zv.ministrja teknike për Punë të Brendshme Sllavjanka Petrovska, ka reaguar në Facebook në lidhje me postimet në rrjetet sociale sa i përket zgjedhjeve të parakohshme.

Ajo tha opinioni e ka të qartë se postimet lidhur me votimet janë shaka dhe të njëjtat nuk paraqesin vepër penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky reagim i Petrovskës vjen pasi gjatë ditës së djeshme drejtori i Kopshtit Zoolgjik, u ftua për bisedë informative në polici, për shkak të një postimi të tij në Facebook.

“Nuk do të lejoj mashtrime dhe të pavërteta, e as të ngulfatet liria e shprehjes në çfarëdo mënyre. Jetojmë në shtet demokratik në të cilin liria e shprehjes nuk është vepër penale. Kështu edhe do të mbetet”, tha Petrovska./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Petrovska: Nuk ka vepër penale për shakatë e postuara në rrjetet sociale shkruan Telegrafi.