Policia e Maqedonisë së Veriut e ka arrestuar Agim Ismailloviqin, i akuzuar në rastin “Monstra”.

Arrestimi i tij vjen pasi në seancën e sotme për këtë rast, prokuroria kërkoi që Ismailloviqit t’i shqiptohet masa e paraburgimit, për shkak të siç tha prokuroria, rrezikut për arratisjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Personi është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Shkupit”, theksuan nga MPB.

Në rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të akuzuar janë Alil Demiri, Afrim Ismaillovqi, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykimi për momentin ndodhet në fazën e dëshmive, pasi Gjykata e Lartë vendosi ta anulojë vendimin e parë të Gjykatës Penale dhe lëndën ta kthejë në rigjykim./Telegrafi/

Policia e arreston Agim Ismailloviqin, dërgohet në burgun e Shkupit shkruan Telegrafi.