Policia nuk e ka gjetur ende ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski.

U kontrolluan disa adresa dhe Ministria e Brendshme po e kërkon atë bazuar në informacionin operativ, që e mori për vendet ku mund të fshihej gjykatësi i shkarkuar.

Pançevskit iu humbën gjurmët, pasi gjykata e Velesit i shqiptoi paraburgim 30 ditor, sepse ai nuk u paraqit në gjykatë për nëntë muaj për keqpërdorimet që bëri me sistemin AKMIS, ndërsa ishte kryetar i Gjykatës Penale.

Tani policia duhet të marrë udhëzime nga gjykata në Veles, nëse do të lëshohet urdhër arresti qendror, ose ndërkombëtar për Pançevskin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia ende se ka gjetur ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Pançevskin shkruan Telegrafi.