Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë bëjnë të ditur se në Tetovë, Gostivar dhe në vendet e këtij rajoni, janë duke u raportuar grafite në objekte të ndryshme, në të shumtën e rasteve me mesazhe politike.

Nga policia thonë se shkrimet e grafiteve në të shumtën e rasteve ndodhin gjatë orëve të vona të natës, nëpër trafostacione, mbikalime, ura dhe objekte tjera publike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë edhe një herë rikujton, gjegjësisht paralajmëron se shkrimi i grfiteve me përmbajtje poshtëruese dhe vulgare nëpër vende dhe objekte publike, është në kundërshtim të Ligjit për higjienë publike, gjithashtu edhe ngjitja dhe grisja e afisheve, dukuri që më shumë apo më pak ende janë prezent në këtë rajon”, shprehen nga SPB – Tetovë.

Krahas kësaj, shtojnë nga SPB -Tetovë, varësisht nga lloji apo sipërfaqja e dëmtuar, ose dëmtimi i përkujtimoreve, paraqet edhe shkelje kundër qetësisë dhe rendit publik, për të cilën janë paraparë gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro, në kundërvlerë të denarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në qoftë se grafitet, gjegjësisht mesazhet që transmetojnë ato, shkaktojnë urejtje nacionale, racore apo fetare dhe shkaktojnë përçarje dhe padurim, shkruajtësit e e tyre do të ballafaqohen me përgjegjësi penale (sipas nenit 319 nga kodi Penal i RMV-së)”, thuhet në njoftim.

Ata ju bëjnë apel qytetarëve që t’i evitojnë shkrimet e grafiteve dhe dëmtimet në objekte të ndryshme përkujtimore, kulturore dhe historike./Telegrafi/

Policia me apel për qytetarët që bëjnë grafite për partitë politike shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";