Portali evropian Politico shkruan se Bullgaria nuk do të lejojë fillimin e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut për në BE.

Sipas këtij mediumi, Qeveria bullgare tashmë ka dërguar letër deri te vendet anëtare të BE-së ku sqarohet qëndrimi i Sofjes zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ideologjia anti-bullgare që mbështetet nga Qeveria është arsyeja kryesore e bllokimit të Bullgarisë. Në dokumentin bullgar, sipas mediumit, theksohet se autoritetet e Maqedonisë nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i përmirësuar marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe të parandalojnë gjuhën e urrejtjes ndaj fqinjit.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut herën e fundit nuk nisi bisedimet për anëtarësim dhe vendi shkoi në zgjedhje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Politico: Bullgaria nuk do të lejojë nisjen e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.