“Qeveria ende nuk ka vendosur përfundimisht për fatin e Postës së Maqedonisë. Janë dy opsione. Ose të privatizohet, ose të bëhet me partneritet publiko-privat”.

Këtë e tha zëvendëskryeministri i Qeverisë Fatmir Bytyqi. Sipas tij, modeli i cili do të zgjidhet është partneriteti privato -publik ose eventualisht privatizimi. Ai tha se është një proces që sapo ka filluar.

Sipas Bytyqit procedura po shkon ngadalë dhe për momentin po bëhen gati dokumentacionet e duhura, ndërsa, sic shtoi vendimi përfundimtar do të jetë në fillim të vitit 2021.

“Mendoj se diku në çerekun e parë të vitit 2021deri në çerekun e dytë të vitit 2021 do të kemi vendim përfundimtar. Nuk është proces që përfundon në periudhë shumë të shpejtë”, theksoi zv.kryeministri Fatmir Bytyqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Barrën për postën do ta mbaj mbi supe Jani Makraduli, i u emërua drejtor në këtë institucion në vend të Ejup Rustemit.

Ndryshe, në maj të këtij viti, raporti i Entit Shtetëror për Revizion, tregoi se nga viti 2012, Posta e Maqedonisë punon me humbje në vlerë prej rreth 10 milionë eurove, prej të cilave 2,5 milion euro janë vetëm të vitit 2018. Edhe përskaj kësaj gjendjeje, Bordi mbikëqyrës i postës ka miratuar lidhje të marrëveshjeve për sigurim menaxherial për 7 drejtorë të postës, gjë që sipas ligjit për Shoqëri Aksionare edhe kanë mundur të mos e bëjnë në kohë të gjendjes së përkeqësuar financiare.

The post Postat e Maqedonisë, vendimi përfundimtar në fillim të vitit 2021 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";