Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se nga nesër, 3 dhjetor 2020, fillon pagesa e ndihmës së garantuar sociale për muajin nëntor të këtij viti.

“Me qëllim që të shmangen turmat para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe për shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga virusi COVID-19, pagesa do të bëhet në dy grupe në banka, edhe atë sipas radhitjes alfabetike”, thuhet në njoftimin e MPPS-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Personat me shkronjën e parë të mbiemrit A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll, M do ta mund ta marrin më 3 dhjetor, dhe personat me shkronjën e parë të mbiemrit N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh do të mund ta marrin ndihmën sociale në bankat më 4 dhjetor.

Personat që kanë kartale bankare, pavarësisht mbiemrin, paratë mund t’i marrin nga bankomatet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Prej nesër fillon pagesa e ndihmës sociale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.