Problemi me punimet për ujin e pijshëm në Bogovinë vazhdon dhe në vendin e ngjarjes gjatë ditës kanë qenë disa nivele të institucioneve për të gjetur një rrugë të përbashkët për zgjidhjen e problemit. Telegrafi Maqedoni ju sjell kronologjinë e ngjarjeve.

Në mesditë kryetari i Komunës së Bogovinës ishte ndaluar nga policia dhe nga Njësiti për Shpërndarje të Shpejtë (NJSHSH) që të shkojë në vendin ku eskavatorët kishin nisur punën me arsyetim se komuna nuk e posedon dokumentacionin e duhur.

Albon Xhemaili duke kërkuar të kalojë kordonin e NJSHSH

Më vonë policisë, NJSHSH-së, zyrtarëve të komunës dhe qytetarëve i’u bashkangjit edhe prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore në Tetovë, Lejla Kadriu, duke ju dhënë urdhër policisë që të mos pengojnë punën e eskavatorëve për ujësjellësin e Bogovinës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe pse ajo personalisht ju dha urdhër që të tërhiqen, policia nuk e bëri një gjë të tillë pasi kërkonin mandat dhe shkresë zyrtare.

Qytetarët, kryetari i komunës, policia dhe prokurorja Kadriu qëndruan në mal.

Edhe pas disa orëve, situata ngeli e njejtë. Rreth orës 22:00 zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi njoftoi tërheqjen e forcave të rendit nga vendi ku duhet të ndërtohet ujësjellsi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mes tjerash, Kadriu tha se ka biseduar me kryeministrin teknik, Spasovski për të kërkuar arsyetim se pse nuk hiqet policia.

Ajo tha se Spasovski i ka quajtur kriminelë atë dhe organizatorët e protestës.

Mbetet të shihet gjatë ditës së nesërme, e enjte 30 korrik, se si do të rrjedhin ngjarejt rreth këtij problemi. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemi me ujin e Bogovinës, flasin palët shkruan Telegrafi.